Fillimet tona në sektorin e veterinarisë janë shoqëruar me nevojën për produkte më të mira veterinare. Prandaj, në mënyrë që veterinarët tanë dhe veterinerët tjerë në Kosovë të kenë barna veterinare dhe pajisje më kualitative për ti’u përgjigjur nevojave të klientëve, ne krijuam sektorin për tregti dhe distribucion të barnave dhe produkeve veterinare.

MONPHARM ose MONUNI PHARMACEUTICALS është sektori ynë që merret me tregtinë dhe distribuimin e barnave veterinare, pajisjeve dhe mjeteve tjera për veterinerë. Si fillim, përmes këtij sektori ne siguronim materialet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë sonë. Më vonë, kur kualiteti i produkteve që ne përdorim u dëshmua, kërkesa për produktet tona u rrit. Në këtë mënyre, ne filluam furnizimin më të gjerë të tregut. Tani, përmes furnizimeve të rregullta, ne mbështesim veterinerët në gjithë territorin e Kosovës, që puna e tyre të jetë garantues i shëndetit përmes produkteve adekuate.

Shëndeti i kafshëve është i domosdoshëm për prodhimtarinë e bagëtive. Produktet e kafshëve nuk përfaqësojnë vetëm një burim të ushqimit, por janë edhe një burim i të ardhurave për shumë fermerë. Prandaj, produktet e kualitetit të lartë janë esenciale për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e fermerëve.

Përkushtimi jonë që të ofrojmë më të mirën për klientët tanë na ka mundësuar që ne të krijojmë marëdhënie të ngushta me bashkëpuntorë nga shtete të ndryshme si Holanda, Gjermania, Zvicrra, Spanja, Kroacia, Irlanda, etj. Por mbi të gjitha, ne e shohim veten si një bashkëpuntor i çdo veterineri dhe fermeri.

Veterinaria është një profesion jo i lehtë dhe ka sfida të shumta. Qëllimi ynë është që përmes ofrimit të barnave dhe pajisjeve veterinare më të mira dhe efektive, të lehtësojmë punën e çdo të përfshiri në këtë drejtim.


Ne kemi përvojën dhe kompetencën profesionale të duhur për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Këtë e kemi dëshmuar në më shumë se 20 vite.