Përmes sektorit të MONPETS, ne sigurohemi që kafshëve tuaja të shoqërimit tu plotsohen nevojat bazike dhe të përmbushen kërkesat specifike. Me detyrë për hulumtimin dhe furnizimin me produkte për kafshë të shoqërimit, ekipi jonë vazhdimisht kujdeset për më të dashurit tuaj. Pavarësisht a bëhet fjalë për ushqim, lodra, aksesorë, produkte higjienike ose diçka tjetë — ju e kërkoni, ne e kemi.

Struktura e kompanisë sonë, na mundëson që ne të kemi udhëzime dhe kontrolla nga veterinerë dhe profesionistë në lëminë e kafsheve të shoqërimit për produkte përkatëse. Eksperienca dhe përkushtimi ynë siguron që ne jemi duke ofruar gjithmonë më të mirën për miqt tuaj — qenë, mace, zogj, lepuj, peshq, brejtës, etj.

Produktet e asortimanit tonë, janë të analizuara dhe vlerësuara detajisht. Kjo na mundëson që ne të plotësojmë kërkesat e juaja në raport me kafshët tuaja dhe nevojat e tyre me produkte që shtojnë vlerë.

Furnizimi me produkte inovative, me cilësi të lartë dhe çmim të përshtatshëm për tregun është shume i rëndësishëm për ne. Gjithashtu, edhe shumëllojshmëria e produkteve në mënyrë që klientët tanë të gjejnë atë që u përshtatet për kafshët e tyre të shoqërimit është faktorë shumë i rëndësishëm në përzgjedhjen tonë të produkteve.

Ushqimet

Në mënyrë që ti përmbushim kërkesat e çdo klienti, sektori ynë ka për politikë të ofrojë të gjitha kategoritë e produkteve ushqimore.

Gjatë përzgjedhjes së ushqimeve, ne marrim parasysh disa faktorë dhe analizojmë përbërjen nutricionale së bashku me veterinerë dhe teknikë të ushqimit para se ti shtojmë produktet në listën tonë.

Ne gjithashtu marrim për bazë standardet e përcaktuara nga FEDIAF (Federate Evropiane e Industrisë së Ushqimit për Kafshë të Shoqërimit) dhe AAFCO (Asociacioni i Zyrtarëve Amerikan për Kontrollë të Ushqimit të Kafshëve të Shoqërimit).

Kërkesat ushqimore ndryshojnë varësisht llojit të qenit. Nënkuptohet se ky dallim bëhet edhe më i madh kur bëhet fjalë për kafshë të tjera të shoqërimit si macet. Së bashku me veterinerët tanë, ne përzgjedhim vetëm ushqime të cilat përmbushin nevojat nutricionale të kafshëve tuaja varësisht llojit, racës, moshës e shëndetit.

Aksesorët

Lumturia dhe rehatia e kafshëve tona të shoqërimit reflekton te çdo dashamir i kafshëve. Për këtë arsye, ne kujdesemi që asortimeni jonë të përmbajë pajisje dhe aksesorë të ndryshëm si lodra, lidhëse, qafore, rroba, enë të llojllojshme, shtëpiza, shtretër e shumë produkte tjera për qen, mace, zogj, peshq e brejtës nga prodhues të njohur botërorë që prodhojnë vetëm më të pëlqyerën e kafshëve tuaja.




Higjiena

Ne ndihemi të përfshirë në mirëqenien e kafshës suaj. Prandaj, portfolio jonë e produkteve është e pasur me produkte kujdesi, si shamponët, produktet antiparazitare, mbrojtës të ndryshëm të papastërtisë, etj. Mirëmbajtja e rregullt parandalon efektet negative për kafshët tuaja dhe ne zgjedhim vetëm produkte që plotësojnë kërkesat shëndetësore dhe estetike të kafshëve tuaja.