Përmes sektorit tonë të MONCON, ne ofrojmë shërbimet tona të dezinfektim, dezinsektim, deratizim (DDD) që nga viti 1998. Ndonëse ndër të parët në Kosovë me shërbimet e DDD, ne jemi të pajisur me preparate dhe mjete të teknologjisë së fundit.

Të përbërë nga një staf i trajnuar dhe kompetent, ne ofrojmë shërbime për ambiente publike, private, të jashtme dhe të brendshme ku mirëqenia e juaj, ambientit, produkteve dhe rrjedhimisht e klientëve tuaj është prioritet.


Vetëm standardet më të larta

Ne përdorim metodat HACCP dhe siguria e produkteve tona është e çertifikuar me standardet më të larta nga ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 45001:2018.




Më shumë se 20 vite lokal

Eksperienca jonë, na mundëson që ne të adresojmë problemet tuaja në mënyrën më efektive. Duke mbrojtur ambientet dhe respektuar çdo rregull të brendshëm ku prioritet është siguria shëndetsore e çdo pale të përfshirë.




Zgjidhje për shqetësimet tuaja

Në mënyrë që të kuptojmë natyrën e problemit, ne vizitojmë ambinetet tuaja dhe identifikojmë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e problemit. Në kuadër të shërbimeve tona, ne bëjmë monitorimin e rregullt të hapësirave, ku edhe sigurohemi që kërkesat e juaja po përmbushen.

Politikat tona të gjelbërta

Mirëmbajtja e ambienteve tuaja nënkupton largimin e faktorëve dëmtuese si insektet, brejtësit, viruset, etj. Metodat e gabuara për largimin e këtyre dëmtuesve, mund të shkaktojnë dëmtime në ambietet tuaja. Për këtë arsye ne planifikojmë çdo intervenim araprakisht, duke përdorur preparate të cilësisë më të lartë që garantojnë efikasitet në mbrojtjen e ambientit tuaj.


Ne ndjehemi pjesë e mirëqenies tuaj

Prandaj ne ju ofrojmë trajnime afatgjate në mënyrë që ju dhe asetet e juaja të vlershme të jenë të sigurta. Në këtë mënyrë, eksperienca jonë dhe njohuritë tona vazhdojnë të jenë pjesë e juaja edhe pas përfundimit të shërbimit tonë.




Zinxhiri jonë furnizues

Objektiv esencial për ne është që trajtimet tona të kenë efekt dhe të përmbushin çdo kërkesë të klientëve tanë. Për këtë arsye ne kemi krijuar zinxhirin tonë furnizues që siguron vlerë të shtuar në praktikën tonë. Si rezultat i punës së mirë dhe përdorimit të produkteve më cilësore, ne kemi filluar edhe furnizimin e bashkëpuntorëve tanë me produkte të DDD. Kështu, lehtësojmë punën e tyre me produkte efektive dhe rezultat të garantuar.

Kompetent, me përvojë dhe të trajnuar në bazë të standardeve më të larta, stafi jonë është i pajisur ti përgjigjet kërkesave tuaja në çdo situatë.