Përmes sektorit të MONAROMA ne ofrojmë shërbime të aromatizimit për ambiente të ndryshme si: hotele, zyra, shtëpi, dyqane, lokale, qendra të shëndetit, apartamente, restorante, banka, sallone e klube të ndryshme. Vlera e shtuar nga aromatizimi mund të aplikohet pothuajse në çdo ambient dhe ne ofrojmë zgjidhje për çdo kërkesë me pajisje të sofistikuara dhe kombinim aromash të përshtatshme për çdo situatë.

Në mjedisin kompetitiv të bizneseve sot, krijimi i eksperiencave të veçanta dhe lidhjeve emocionale me klientë është esencial për diferencimin në mes bizneseve dhe besnikërisë së klientëve ndaj tyre.

Të nuhaturit është shqisa më e fortë dhe më emocionale nga të gjitha. Kompanitë kanë tërhequr klientë të rinjë, kanë rritur shitjet dhe kanë përmbushur pritshmëritë e klientëve duke ndërlidhur aroma të kënaqshme me produktet që ofrojnë.

Besohet se shqisa jonë e nuhatjes luan rol në 75% të emocioneve tona gjatë ditës. Lidhja e afërt e gjëndrrës sonë të nuhatjes, që regjistron aroma dhe sistemit limbik që drejton emocionet dhe kujtimet, është arsyeja pse shqisa jonë e nuhatjes është kaq fortë. Receptorët e nuhatjes që gjenden në hundë janë të lidhur direkt me pjesën e trurit përgjegjëse për kujtime dhe emocion. Për këtë arsye, një aromë mund të ju transportoj ju në një kohë dhe vend të caktuar, duke sjellur kështu një kujtim ose ndjenjë. Kujtoni erën e detit ose aromën pas shiut.

Studimet tregojnë se ne mund të njohim rreth 10.000 aroma të ndryshme, dhe çfarë është më e jashtëzakonshme, ne jemi në gjendje të i rikujtojmë këto aroma me 65% saktësi edhe pas 1 viti. Në kontrast me 50% të pamjeve vizuale pas 3 muajsh.
“75% e emocioneve që ne i krijojmë gjatë ditës janë të ndikuara nga nuhatja. Krahas shikimit, nuhatja është shqisa më e rëndësishme që kemi.”
- Martin Lindstrom, Brand Sense: How to Build Powerful Brands Through Touch, Taste, Smell, Sight and Sound.

Përmes shërbimit tonë të aromatizimit, ne sigurojmë klientë të kënaqur që mbajnë mend ambientet tuaja dhe i kujtojnë vetëm në bazë të aromës. Studimet tregojnë se aroma ka një ndikim të thellë në mënyrën se si klientët e shikojnë një brend, kompani apo ambient. Në këtë mënyrë, aroma e duhur mund të përmirsojë eksperiencën, duke krijuar një ambient më të rehatshëm dhe një afirmim pozitiv. Kjo mund të krijoj kushte për klientët tuaj që të shpenzojnë më shumë dhe të ndjehen më të bindur në zgjedhjen e tyre.

Ne shtojmë vlerë.

Përdorimi i aromës së duhur, krijon një ambient të përshtatshëm për klientët tuaj, të cilët vlerën e shtuar nga aroma e përceptojnë si kualitet.

Ne ofrojmë shërbime të aromatizimit edhe për shtëpi dhe banime residenciale. Ku ambienti perfekt, definohet nga aroma e duhur.

Me përbërje vajore dhe pajisje të sofistikuara për shpërndarje sa më efektive në ambientet tuaja, aromat tona sjellin ndjenjë e rehatie.