!-- Header -->

Njoftohuni me
identitetin tonë të ri


E re, por jo e lindur dje


Nga fillimet tona, si një farmaci veterinare në një kohë të vështirë, kur rrezikoheshin vlerat tona dhe shërbimi ynë ishte qëndresë, ne bëmë më të mirën tonë që fermerët në Kosovë të shërbehen me produktet e duhura për kafshët e tyre dhe ato të marrin trajtimin e nevojshëm.

Tani, pas 20 vitesh, ne jemi larg nga fillimet tona. Integriteti, përkushtimi dhe guximi për të ofruar më të mirën në atë që bëjmë, na ka mundësuar që ne të zgjerojmë veprimtarinë pa kompromis në vlerat tona. Me rritjen dhe zhvillimin tonë, identiteti dhe paraqitja jonë vizuale ka mbetur e njëjtë. Si e tillë, nuk reflekton mjaftueshëm qëndrimet dhe pozicionin tonë si kompani. Prandaj, paraqitja jonë e re, është krijuar që të transmetoj personalitetin tonë — të sigurtë, të qartë dhe njerëzor.

Ndryshimi jonë do të jetë gradual. Ne duam të ndërtojmë në themelin që Fauna ka krijuar, dhe vlerat tona të reja janë vetëm reflektim më i qartë i asaj që është ndërtuar në më shumë se 20 vite.
Nga 1996.

Logo jonë e re është dizajnuar në bazë të hulumtimeve për Monunin
— mbretin ilir, i cili preu monedhat e para të argjendit në Iliri.
Ikona është marrë nga pjesa e pasme e monedhës, e cila përmbanë elemente të kopshtit të Alkinou — mbretit mitik.



Elemente nga monedhat ilire të mbretit Monun janë përdorur për të formuar simbolin e kurorës.
Ikona gjithashtu ka edhe formën e trëndafilit dhe mjellmës. Si e tillë, përfaqëson dy veprimtaritë kryesore të kompanisë në fushën e agrokulturës dhe veterinarisë.





Logo


Logo e MONUNI është e formuar nga ikona dhe logotype.
Përmes përdorimit konsistent, ne sigurojmë një identitet lehtë të dallueshmëm dhe të njohur për klientët dhe bashkëpuntorët tanë.



Përdorimi i logo-s


Në mënyrë që logo të ketë hapsirën e duhur për identifikim, distanca minimale rreth logos ose ikonës duhet të jetë e barabartë me trefishin e bazës së shkronjës M në logotype.



Logo e sektorëve


Sektorët janë të emërtuar varësisht veprimtarisë, ku pjesa e parë e emrit të kompanisë “MON” shërben si lidhëse idenfitikuese për paraqitjen e bashkësisë. Ndërsa pjesa e parë e emrit të veprimtarisë të sektorit shërben si identifikues i degës.






MONVIT

Sektori për prodhimin e ushqimit të koncentruar për kafshë.


MONVET

Sektori për shërbime veterinare.


MONPHARM

Sektori për furnizimin me produkte dhe pajisje veterinare.


MONAGRI

Sektori për agrokulturë.


MONPETS

Sektori për produktet e kafsheve të shoqërimit.


MONCON

Sektori për shërbime të DDD.


MONAROMA

Sektori për shërbime të aromatizimit.


MONSOL

Sektori për këshilla, planifikimin, realizimin dhe mbikqyrjen e projekteve të kompanisë.


Ngjyrat



Për paraqitje minimalistike dhe thjeshtësi vizuale, MONUNI përdorë vetëm tri ngjyra primare — të zezë, të bardhë dhe të gjelbërt.
Ngjyra e gjelbërt i bën homazh traditës së kompanisë, duke mbajtur nuancat që e kan përcjellur që nga themelimi.


E bardhë
Hex Colour #FFFFFF
R255 G255 B255
C0 M0 Y0 K0

E zezë
Hex Colour #000000
R0 G0 B0
C0 M0 Y0 K100

E gjelbërt
Hex Colour #008241
R0 G130 B65
C100 M0 Y50 K49

Ikonat


Për përdorim estetik, ikonat e MONUNI janë krijuar të përshtaten me identitetin vizual të kompanisë. Minimalistike, të thjeshta dhe të ndërtuara me elemente të ikonës kryesore.

Kreditë


Dizajnimi i logo-s: trembelat

Ueb faqja: LoliT L.L.C