Rreth nesh



MONUNI është themeluar më 1 nëntor të vitit 1996 me vetëm një çantë barnash veterinare dhe pasionin e madh për të bërë një ndikim me rëndësi.


Fillimisht, si një barnatore veterinare, ne bëmë më të mirën tonë që fermerët në Kosovë të shërbehen me produktet e duhura për kafshët e tyre dhe ato të marrin trajtimin e nevojshëm.


Vlerat e njejta na shoqërojnë që nga ajo kohë. Sinqeriteti, përkushtimi, integriteti pa kompromis, dhe guximi për të ofruar më të mirën e mundshme, janë pjesë të përhershme të kulturës sonë të rrënjosura thellë në fillimet tona.


Sot, bazuar në këto vlera, gama jonë e shërbimeve është rritur dhe lista jonë e produkteve është shtuar. Ku shërbimi dhe përmbushja e kërkesave të çdo klienti është pjesë thelbësore e asaj që na dallon.


Ne bëjmë ndikimin që ka rëndësi. Rrjedhimisht, ajo që është e rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për ne. Prandaj, çdo detaj i yni është krijuar për të ofruar gjithmonë të njëjtin nivel kujdesi dhe çdo punë e jona bëhet me qëllim që të krijoj ndikim pozitiv.


Disa gjëra që mund të mos i dini për ne.

Shumë nga puna jonë është aty. Ju mund të keni parë, dëgjuar ose të ishit pjesë e saj. Por ka disa gjëra që mund të mos i dini për ne. Gjëra të rëndësishme.


Ka shumë mundësi që veterinerët që ju besoni me kafshët e juaja na besojnë ne për furnizim me produkte që kanë nevoj. Ose qumështi që ju pini, ka ardhur nga një fermë që përdor produktet tona për të ushqyer kafshët e tyre. Ose era e këndshme që ndjehni kur jeni në një lokal, është mundësuar nga ne. Ka shumë.


Ne jemi të definuar nga ajo që ka rëndësi për ne.

Ka shumë gjëra për të cilat ne kujdesemi thellësisht. Si përshembull shëndeti juaj. Ne kemi fituar besimin e organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe internacionale në më shumë se 100 projekte. Këto projekte na kan mundësuar platformën që ne të demonstrojmë vlerën që kujdesi i sinqertë dhe kompetenca promocionale sjellë.

Logo e parë
1996-2003


Logo e dytë
2004-2020



Logo e re